Flash

Foto në majë të Rockefeller Center: Palmer e Dembélé mes trukut e imazhit ikonik

Lapsi.al 13 July 2025
Foto në majë të Rockefeller Center: Palmer e
Nga çatia e grataçelave të Nju Jorkut pamja është spektakolare, por Cole Palmer dhe Ousmane Dembélé nuk e ndiejnë drithërimën e lartësisë. Mes tyre është kupa e Botërorit për Klube që mund ta fitojnë pas finales së kësaj mbrëmjeje mes Chelsea dhe PSG, dy finalistet e edicionit të parë historik që është mbajtur në Shtetet e Bashkuara. Kultura e vendit ka karakterizuar gjithë turneun dhe edhe fotografia zyrtare e finales merr frymëzim nga një pjesë e historisë amerikane, edhe pse me një truk të vogël që shihet vetëm prapa kuintave. Dy lojtarët e Chelsea dhe PSG ulen mbi një trau çeliku të ngritur në majë të Rockefeller Center, me horizontin e qytetit pas shpine dhe Central Park në sfond. Fotoja sjell në mendje imazhin e famshëm “Dreka mbi një grataçelë” të vitit 1932 ku 11 punëtorë hanë drekë të ulur 250 metra mbi tokë në atë grataçelë. Palmer dhe Dembélé kanë qenë më pak të guximshëm sepse nuk kanë qenë vërtet pezull në ajër.

E vërteta pas fotos së Palmer dhe Dembélé

Nuk mund të vareshin vërtet nga maja e Rockefeller Center, shumë e rrezikshme ta bëje pa mbrojtje dhe me një ndeshje kaq të rëndësishme për të luajtur. Për këtë arsye, zgjedhja i çoi organizatorët të shkonin drejt një sistemi më të sigurt, me një truk me shumë efekt: Palmer dhe Dembélé janë vërtet të ulur mbi një trarë në lartësi marramendëse, nuk është një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale, por nuk janë të mbrojtur me xhama apo litarë sigurie siç imagjinuan shumë. Trau nuk është pezull, por mbështetet fort mbi një kolonë të trashë çeliku që ngrihet me komandë. Është i sigurt, nuk lëvizet nga era dhe mbi të gjitha është ngritur vetëm disa metra, aq sa duhet për të pasur një foto të bukur dhe me shumë efekt. Dy lojtarët shikojnë pas shpine të habitur nga panorama dhe ndoshta edhe pak të ngrirë nga marramendja që megjithatë ndihet. Por spektakolariteti i shkrepjes është krejt një çështje këndesh të sakta dhe një truku të vogël që i ka lejuar FIFA-s të riprodhojë një imazh ikonik pa rrezikuar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI