Flash

Një grua nuk ndalonte së qari te memoriali i Diogo Jota, Alisson shkon ta ngushëllojë

Lapsi.al 13 July 2025
Një grua nuk ndalonte së qari te memoriali i Diogo Jota, Alisson shkon
Kanë kaluar gati dhjetë ditë nga fundi tragjik i sulmuesit të Liverpool dhe kombëtares portugeze Diogo Jota, i cili humbi jetën në moshën 28-vjeçare bashkë me vëllain e tij në një aksident rrugor, dhe dhimbja është ende shumë e fortë. Të premten Liverpool njoftoi zyrtarisht se fanella me numrin 20 e futbollistit është tërhequr (është hera e parë që Reds e bëjnë këtë për një lojtar, më parë ishte tërhequr vetëm numri 96, në kujtim të viktimave të tragjedisë së Hillsborough të vitit 1989) dhe po atë ditë bashkëshortja e portugezit Diogo Jota, Rute Cardoso, shkoi bashkë me miq dhe familjarë te memoriali i krijuar jashtë Anfield Road nga tifozët, madje nga i gjithë komuniteti i qytetit të Merseyside, për t’u bërë homazh dy vëllezërve.

Diogo Jota, një det homazhesh te memoriali në Anfield

E veja e futbollistit u gjend përballë një deti me lule, arushë, shalla, fanella dhe mesazhe. Rute vendosi lule, ashtu siç bënë edhe disa lojtarë të Liverpool të pranishëm: në përfaqësim të klubit ishin Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Darwin Nunez, bashkë me trajnerin Arne Slot. Edhe Alisson ishte në Anfield me bashkëshorten dhe portieri i Reds ishte protagonist i një momenti shumë prekës, kur, teksa po ecte mes mijëra homazheve të lëna për 28 vjeçarin Diogo Jota, dëgjoi një grua duke qarë me dënesë, pa mundur të ndalonte.

Gesti i bukur i Alisson: ngushëllon gruan që nuk ndalonte së qari

Portieri brazilian po ecte në një drejtim krejt tjetër, por ai vaj i pakontrollueshëm nuk mund ta linte indiferent. Alisson u ndal dhe shkoi drejt gruas me lot, për t’i sjellë ngushëllim dhe për t’u siguruar që ishte mirë. Një gjest i mrekullueshëm, që ka marrë shumë lëvdata nën videon që e bëri viral episodin. Portieri i Liverpool nuk kishte mundur të merrte pjesë në varrimin e portugezit Diogo Jota të shtunën e kaluar, por më pas kishte qenë i pranishëm në meshën e shtatë ditëve të mbajtur sërish në Gondomar këtë javë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI