Flash

Britney Spears habit fansat: Kam adoptuar një vajzë

Lapsi.al 14 July 2025
Britney Spears habit fansat: Kam adoptuar një vajzë
Britney Spears ka ngjallur një valë reagimesh pas një postimi të çuditshëm në Instagram, ku pretendon se ka adoptuar një vajzë të vogël me emrin Lennon. Gjatë një videoje që shpërndau të dielën, këngëtarja e njohur e pop-it shfaqej

duke vallëzuar në dhomën e saj, e veshur me një bodysuit rozë dhe çizme të zeza, duke treguar edhe rutinën e saj të përditshme.

Në përshkrimin e videos, Spears shpjegon se ka adoptuar një vajzë, ndërsa shton: “Më vjen mirë t'ju njoftoj se kam adoptuar një vajzë të bukur !!! Ajo quhet Lennon London Spears.” Këngëtarja gjithashtu tregon se ka vendosur të largohet nga SHBA për t'u shpërngulur në Itali.

Por pas këtij postimi, burime pranë Britney-t kanë hedhur poshtë pretendimet e saj. Ata kanë konfirmuar se këngëtarja nuk ka adoptuar një fëmijë dhe se përdorimi i emojis me fytyrën e qeshur dhe sytë e mbyllur është një shenjë që postimi ishte një shaka. Po ashtu, ata shpjeguan se mbajtësja e kukullave që shfaqet në disa video është përdorur për të mbajtur kukullat e saj, jo një foshnjë të vërtetë.    

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI