Flash

Irani: S'ka negociata po të kushtëzohen me ndalimin e pasurimit të uraniumit

Lapsi.al 14 July 2025
Irani: S'ka negociata po të kushtëzohen me ndalimin e pasurimit

Këshilltari i Ajatollah Ali Khameneit, Ali Akbar Velayati, ka deklaruar se Iranit është i gatshëm për të mos vazhduar me negociatat mbi programin e tij bërthamor nëse SHBA-të këmbëngulin në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.

"Nëse negociatat kushtëzohen me ndalimin e pasurimit, atëherë sigurisht që negociata të tilla nuk do të zhvillohe", tha ai gjatë takimit të tij me ministrin e Brendshëm pakistanez Mohsin Naqvi.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kishin qenë të angazhuara në pesë raunde bisedimesh që nga prilli, derisa Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit më 13 qershor, duke çuar në luftën 12-ditore. Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit ishin planifikuar të takoheshin më 15 qershor, por bisedimet u shtynë për shkak të luftës.

Sot, Presidenti iranian Masoud Peskov përsëriti se vendi i tij është në favor të diplomacisë në një mesazh në faqen zyrtare të internetit të presidencës.

"Ne ende besojmë se dritarja e diplomacisë është e hapur dhe ne do ta ndjekim seriozisht këtë rrugë paqësore”, shtoi ai.

Irani nuk e ka përjashtuar rifillimin e bisedimeve me SHBA-në, por, siç tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghai, nuk është rënë dakord për një datë apo vend për një takim midis Ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI