Flash

Kanye West përballet me kritika pas koncertit në Shangai

Lapsi.al 14 July 2025
Kanye West përballet me kritika pas koncertit në Shangai

 

Kanye West ka shkaktuar pakënaqësi të madhe mes fansave pas një shfaqjeje  në Shangai të dielën, ku shumë prej tyre kërkuan rimbursim për koncertin e dështuar.

Sipas raporteve të disa fansave, reperi ka mbërritur më shumë se 45 minuta vonë dhe ka ofruar një performancë që shumë e cilësuan si  zhgënjyese.

Një prej përdoruesve në platformën X (ish-Twitter) ka shpërndarë një video nga koncerti, duke shkruar: “Kam qenë fans i Kanye West që nga rinia ime, por ky ishte koncerti më i keq që kam parë. Paguam 260 dollarë për të parë një shfaqje, por ai ishte kryesisht duke kënduar playback.”

Sipas tij, Kanye shpesh ikte nga skena, duke lënë muzikën të luante ndërkohë që ai ishte zhdukur për më shumë se 20 minuta. Po ashtu, reperi mbante maskë gjatë gjithë shfaqjes.

Disa fansa kanë shpërndarë gjithashtu video ku duket që turma në Shangai po kërkon rimbursim për shfaqjen, duke shprehur revoltën e tyre për një përvojë që nuk i plotësoi pritshmëritë.

Megjithatë, Kanye  nuk ka komentuar ende për këtë incident, por ka falënderuar fansat e tij në Kinë për mbështetjen, duke thënë se mezi po pret të rikthehet në skenë për shfaqje të tjera.

 

 

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI