Flash

Pushime me vjehrrën? Disa këshilla si të kaloni sa më bukur

Lapsi.al 14 July 2025
Pushime me vjehrrën? Disa këshilla si të kaloni sa më bukur

Keni menduar që këtë verë pushimet do i kaloni me prindërit e bashkëshortit? Menjëherë nisët të analizoni se si do t’ia kaloni, sidomos me vjehrrën Atëherë jeni në vendin e duhur. “Make my trip” ka disa këshilla të vyera për marrëdhënien nuse-vjehrrë, sidomos gjatë pushimeve.

Përgatisni një plan

Pasi keni rënë dakord për destinacionin, atëherë përfshini në listë disa nga aktivitetet e saj të preferuara. Gjithashtu ju mund të programoni sesi do i kaloni ditët dhe gjithmonë të diskutoni një ditë para se çfarë do të bëni të nesërmen. Një plan i tillë ju ndihmon të keni ditën e organizuar dhe më të qetë.

Mos lejoni t’ju përfshijë negativiteti

Përpiquni që nëse diçka nuk ju pëlqen, ta injoroni dhe të mendoni se do të merreni me të pasi të keni mbaruar pushimet. Të menduarit pozitivisht do jua bëj udhëtimin më të bukur dhe pa dhimbje.

Përfshiheni vjehrrën sa më shumë gjatë pushimeve

Nëse ajo pëlqen ushqimin, zgjidhni restorantin për drekë ose darkë. Nëse ajo preferon të pushojë, zgjidhni ambiente të përshtatshme pushimi. Ndërkohë ju vazhdoni me planet tuaja. Nëse vjehrra është e lumtur edhe ju jeni të lumtur.

Së fundmi, ju duhet të besoni

Ndoshta mund të mendoni se këshillat e më sipërme janë vështirë të realizohen. Me siguri do të mendoni se ne nuk e njohim sa e keqe është vjehrra juaj, por ju këshillojmë të ruani qetësinë në çdo rast. Mendoni se fjalët e thëna apo veprimet e saj nuk kanë qëllim negativ, pasi edhe vetë prindërit na mërzisin. /Revista Psikologjia

Të këshilluara

DW: Verë e mosbindjes civile në Serbi

"Nuk do t'ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë." Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më...

21:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI