Flash

Shefi i NATO-s: Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

Lapsi.al 14 July 2025
Shefi i NATO-s: Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka cilësuar si një marrëveshje vërtet të rëndësishme akordin që ai njoftoi së bashku me presidentin amerikan Donald Trump ditën e hënë, për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Rutte bëri të ditur se Trump e kishte kontaktuar të enjten, duke i shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të domosdoshme për mbrojtjen ndaj Rusisë por me kusht që koston ta mbulojnë vendet europiane, gjë që Rutte e quajti krejtësisht të arsyeshme.

“Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen e Ukrainës. Kjo është vetëm vala e parë do të ketë edhe të tjera,” theksoi Rutte, duke shtuar se NATO do të punojë ngushtë me Ukrainën për të identifikuar nevojat konkrete në terren.

Ai konfirmoi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen, përfshirë Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë. Sipas tij, marrëveshja do t’i mundësojë Ukrainës të marrë “një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake që nga mbrojtja ajrore e deri te raketat dhe municionet”.

Shefi i NATO-s kritikoi edhe veprimet e fundit të Rusisë, duke i quajtur sulmet ndaj qyteteve ukrainase si të papërshkrueshme dhe pa lidhje me objektiva ushtarakë me qëllim kryesor përhapjen e panikut mes civilëve.

Rutte i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të marrë seriozisht paralajmërimin e fundit të Donald Trump, i cili i ka vendosur afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje paqeje me Kievin në të kundërt, SHBA do të vendosë sanksione dytësore ndaj Rusisë, me efekte që arrijnë deri në 100%.

“Nëse do isha në vendin e Vladimir Putinit pas kësaj deklarate, do ta rishikoja me serioz qasjen ndaj negociatave për Ukrainën,” përfundoi Rutte.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI