Flash

SWAG": Justin Bieber flet për krizën me Hailey

Lapsi.al 14 July 2025
SWAG": Justin Bieber flet për krizën me Hailey

Justin Bieber ka lëshuar albumin e tij më personal deri tani.

Albumi i shtatë i këngëtarit, titulluar "SWAG", u publikua nga Def Jam të premten dhe trajton tema të ndjeshme, nga problemet e tij në martesë deri tek përballjet me çështjet e shëndetit mendor.

Ky projekt përfshin kolaborime me artistë të njohur si Sexyy Red, Dijon, Lil B, Gunna, Cash Cobain, 2 Chainz, komedianin Druski dhe të tjerë.

Albumi ka 21 këngë:  "All I Can Take", "Daisies", "Yukon", "Go Baby", "Things You Do", "Butterflies", "Way It Is", "First Place", "Soulful", "Walking Away", "Glory Voice Memo", "Devotion", "Dadz Love", "Therapy Session", "Sweet Spot", "Standing on Business", "405", "Swag", "Zuma House", "Too Long" dhe "Forgiveness".

Në këngën "Walking Away", Bieber bën aludime për martesën e tij me Hailey Bieber. Teksti i këngës përmban rreshta si: “Ditet kalojnë kaq shpejt, nuk dua t’i kaloj me ty / Pse po më hedh gurë pas shpine? E di që jam pa mbrojtje,” duke bërë të ditur disa nga sfidat që ata kanë kaluar si çift.

Megjithatë, edhe pse teksti i këngës tregon periudha të vështira, ai gjithashtu shpreh dashurinë e tij të vazhdueshme për Hailey-n, duke thënë: “Beb, nuk po ik nga ty / Ti ishe diamanti im / Të dhashë një unazë / Të bëra një premtim / Të thashë se do të ndryshoja."

Në album, Bieber gjithashtu përmend një incident viral me paparacët, ku ai bërtiti: "Jam baba. Jam burrë. Nuk po e kuptoni. Po qëndroj për atë që është e drejtë." Ky moment u bë pjesë e këngës "Standing on Business", ku merr pjesë komediani Druski.

Në muajin prill, u zbulua se Bieber kishte shkuar në Islandë për të përfunduar albumin. Ata që e panë, pohuan se ai shkoi atje për t'u "rilindur" dhe për të gjetur frymëzim.

Përpara se të dilte albumi, Bieber shpërndau disa foto të tij, gruas së tij Hailey dhe djalit të tij Jack. Në disa foto, Bieber pozon pa bluzë, ndërsa Hailey mbante djalin e tyre 10-muajsh në krah.

Në një tjetër postim, Bieber ripostoi një përshëndetje nga miku i tij Kid Laroi, i cili e mbështeti albumin duke thënë: "Nëse nuk e dëgjoni këtë album kur del, nuk mund të jemi miq."

Ky album vjen pas 4 vjetësh nga albumi i tij i mëparshëm "Justice". Gjatë karrierës së tij, Bieber ka fituar 26 çmime Billboard Music Awards, 18 American Music Awards dhe 22 MTV Europe Music Awards.

 

 

 

Të këshilluara

Vanessa Hudgens, nënë për herë të dytë

Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin, Cole Tucker. “Raundi i dytë!!!!” shkroi ajo në Instagram të shtunën...

10:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI