Flash

Tentoi të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare/ Shqiptari rrëfehet para gjykatës greke

Lapsi.al 14 July 2025
Tentoi të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare/

Një 48-vjeçar shqiptar është vendosur në paraburgim nga autoritetet greke, pasi akuzohet për përpjekje për rrëmbimin e një vajze 4-vjeçare, teksa fëmija ndodhej në krahët e nënës së saj.

Sipas raportimit nga mediat greke, i dyshuari u paraqit për të dëshmuar para gjykatës në rajonin e Ilisë, ku u përball me akuza për tentativë rrëmbimi të mituri, dhunë fizike ndaj një gruaje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar para hetuesve se qëllimi i tij ishte të rrëmbente fëmijën dhe më pas të kërkonte një shpërblim nga familja e saj për ta kthyer atë. Në mënyrë do të merret paratë e mjaftueshme që të kthehej në vendin e tij të origjinës.

Me dakordësinë e gjykatëses hetuese dhe prokurorit, u vendos që 48-vjeçari të dërgohet në burgun e Korydallos, një nga institucionet më të mëdha penitenciare në Greqi. Gjatë procesit hetimor, i pandehuri nuk kishte avokat mbrojtës, ndaj gjykata i caktoi një mbrojtës sipas detyrës.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në zonën e Kakovatos, kur nëna, motra dhe gjyshja e vajzës së mitur ndodheshin në shëtitje me fëmijët. Papritur, 48-vjeçari u afrua dhe u përpoq me forcë të rrëmbente vajzën nga duart e nënës.

Në tentativë për ta ndaluar, ndërhynë menjëherë motra dhe nëna e gruas, ndërsa zhurma dhe thirrjet alarmuan edhe një sipërmarrës lokal që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. I dyshuari u largua me shpejtësi dhe u fsheh në një pyll të afërt, ku më pas u lokalizua nga policia. Pavarësisht rezistencës që bëri gjatë arrestimit, ai u neutralizua dhe u prangos. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI