Flash

U kapën me armë, Gjykata e Sarandës lë në burg 3 të rinjtë

Lapsi.al 14 July 2025
U kapën me armë, Gjykata e Sarandës lë në burg 3

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje.

Të rinjtë u ndaluan nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche Panamera”.

Endrit Doku, tentoi t’i shmangej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante me vete. Ai u kap nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën me një armë zjarri (pistoletë) brenda saj.

Ndërsa Ervis Cukali rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI