Flash

Juventus, Bremer është gati për sezonin e ri: "AirBremer kthehet të fluturojë"

Lapsi.al 15 July 2025
Juventus, Bremer është gati për sezonin e ri: "AirBremer
"AirBremer kthehet të fluturojë". Me këto pak fjalë, të besuara një postimi në Instagram, mbrojtësi i Juventus Bremer lajmëron se është gati për një sezon të ri. Pasi humbi pothuaj të gjithë 2024/2025 për një dëmtim, mbrojtësi Brazilian po stërvitet më shumë se kurrë: në rrjetet sociale, një video e tregon duke u stërvitur fort në goditjet me kokë. Nga këtu ka ardhur edhe, vetë-quajtja "Air Bremer" që ndez tifozët bardhezi e bën të lumtur teknikun Tudor. Lojtari brazilian, i cili u largua më herët nga fusha në mbrëmjen e Champions kundër Leipzig, iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme në J|Medical në 3 tetorin e kaluar. Testet zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë. Bremer iu nënshtrua një operacioni në ditët që pasuan dhe kohët e qendrimit jashtë fushës janë praktikisht mbi 10 muaj. Sidoqoftë, braziliani do të jetë gati në ndeshjen e parë të kampionatit.

Lexo më tej: Bremer, maskë hipoksike, vrapim antigravitacional, topi: sekretet e rikuperimit

Mbrojtësi i Juventus iu nënshtrua një operacioni në Lion për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë. Operacioni u krye në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lion nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventus, Dr. Luca Stefanini.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Bremer (@bremer)

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI