Flash

Medvedev: Nuk duam t'ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Lapsi.al 15 July 2025
Medvedev: Nuk duam t'ia dimë për ultimatumin teatral të

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me vendosjen e sanksioneve kundrejt blerësve të eksporteve ruse, nëse Moska nuk pajtohet për marrëveshjen e paqes në Ukrainë brenda afatit 50-ditor, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Trump e dha një ultimatum teatral për Kremlinin”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social X. “Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa luftuese ishte e zhgënjyer. E Rusia nuk i dha rëndësi”.

Kremlini zyrtar s’i ka komentuar ende deklaratat e Trumpit, mirëpo ka njoftuar të hënën se ishte e qartë se Shtetet e Bashkuara kishin vazhduar të furnizonin me armë dhe municione Ukrainën.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Zyrën e Ovale, Trumpi kishte njoftuar të hënën për dërgimin e armëve të reja për Ukrainën si dhe ka adresuar njëkohësisht kërcënimin me tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse.

Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu frustrim ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “ai flet bukur dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje”.

Në Washington, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë për Reutersin se qëllimi i Trumpit është që të vendosë “tarifa prej 100 për qind ndaj Rusisë”, si dhe sanksione dytësore ndaj shteteve të tjera që blejnë naftë ruse, nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen.

85 nga 100 senatorë amerikanë janë bashkë-promotorë të një projektligji që do t’i jepte Trumpit autoritetin të vendosë tarifa prej 500% ndaj çdo vendi që e ndihmon Rusinë, ndonëse liderët republikanë të Dhomës së Lartë kanë pritur që presidenti t’ua japë lejen për të organizuar një votim të këtillë.

Kina dhe India janë blerësit më të mëdhenj të naftës së papërpunuar ruse. Ndër të tjera, Trumpi ka thënë ekskluzivisht për mediumin britanik BBC se ai “nuk ka mbaruar ende” me Putinin dhe se mendon që marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë është ende e mundur.

Të këshilluara

NATO kërcënon Kinën, Indinë dhe Brazilin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione të ashpra nëse vazhdojnë të tregt...

17:02

Një krim shokues dhe i mbushur me mister

Paige Bell, me origjinë nga Johanesburgu dhe e përshkruar nga miqtë si një "vajzë e artë", u gjet e vrarë në jahtin ku punonte. Ajo ishte një oficere e marrë...

16:16

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI