Flash

Nicolas Cage flet për romancën me Sarah Jessica Parker

Lapsi.al 15 July 2025
Nicolas Cage flet për romancën me Sarah Jessica Parker

Nicolas Cage ka reflektuar me humor mbi arsyen pse lidhja e tij me Sarah Jessica Parker nuk zgjati shumë. Në një deklaratë për E! News të hënën, më 14 korrik, Cage, 61 vjeç, tha se takimi i tij i parë me nënën e aktores nuk shkoi siç duhej.

“Më pëlqente Sarah, por nuk besoj se e kalova testin e nënës,” u shpreh ai. “Më kujtohet që darkuam bashkë me të dhe nënën e saj në Russian Tea Room, dhe nuk e di nëse ishte xhaketa ime blu por nuk mora më përgjigje nga ajo.”

Deklarata vjen pasi Sarah Jessica Parker konfirmoi në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen” më 13 korrik se kishte pasur një romancë me aktorin e filmit National Treasure, gjatë kohës që xhironin komedinë romantike “Honeymoon in Vegas” në vitin 1992 — një film ku shfaqet edhe Bruno Mars si fëmijë, duke imituar Elvis Presley.

“A ke dalë me Nicolas Cage?” – e pyeti drejtëpërdrejt moderatori Andy Cohen. “Po, kam dalë,” u përgjigj Parker me një buzëqeshje.

Nicolas Cage është martuar pesë herë, dhe që nga viti 2021 është i martuar me Riko Shibata, me të cilën ka një vajzë të quajtur August Francesca. Ai gjithashtu ka dy djem nga lidhje të mëparshme: Weston Cage Coppola, 34 vjeç, dhe Kal-El, 19 vjeç.

Nga ana tjetër, Sarah Jessica Parker është e martuar me aktorin Matthew Broderick që nga viti 1997. Ata janë njohur në vitin 1992 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Në të njëjtin emision, Parker foli për momentin kur e kuptoi se Broderick ishte personi i duhur për të:

“Thjesht e dija që ishte i jashtëzakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se ishte ajo që e tha e para “Të dua” në marrëdhënien e tyre.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI