Flash

Vijon vala e dorëheqjeve në bashkinë Sarandë, largohen të gjithë drejtorët

Lapsi.al 15 July 2025
Vijon vala e dorëheqjeve në bashkinë Sarandë, largohen

Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vazhdon pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.

Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës. Kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Sarandës.

Por, një ngërç po krijohet në bashkinë e Konispolit. Kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij dhe për këtë ka patur debat me kryeministrin Rama.

Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe t'i dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”. Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI