Flash

Zbulohen detaje nga dasma e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Lapsi.al 15 July 2025
Zbulohen detaje nga dasma e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Sipas raportimeve nga Daily Mail,  Selena Gomez dhe producenti muzikor Benny Blanco do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasmë madhështore që do të zgjasë dy ditë në muajin shtator, në Montecito të Kalifornisë.

Një burim për mediat thekson se: “Dasma do të jetë një ceremoni intime, vetëm për familjarët dhe miqtë më të afërt, por shumë prej tyre janë yje të mëdhenj.” Mes të ftuarve janë konfirmuar edhe mikja e ngushtë e Gomez, Taylor Swift, dhe partneri i saj, Travis Kelce.

Ftesat janë dërguar tashmë dhe lista përfshin gjithashtu kolegë të Gomez nga seriali “Only Murders in the Building”, si dhe emra të njohur të industrisë muzikore, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Blanco.

Sipas burimeve të tjera, muaji shtator është zgjedhur për shkak të axhendës së ngarkuar të çiftit, veçanërisht për Gomez, e cila pritet të ketë angazhime intensive gjatë vjeshtës dhe dimrit.

“Selena është shumë e lumtur që është e fejuar, por gjithmonë ka ëndërruar një martesë të bukur,” tha një tjetër burim për Daily Mail.

Çifti konfirmoi fejesën në dhjetor të vitit 2024, pas më shumë se një viti lidhjeje. Së fundmi, Benny Blanco ka deklaruar se ceremonia e tyre do të jetë “chill, por e mrekullueshme”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI