Flash

Instituti për Bashkitë: Qeveria s'mund të drejtojë bashkitë, kjo është shkelje

Lapsi.al 16 July 2025
Instituti për Bashkitë: Qeveria s'mund të drejtojë

Instituti për Bashkitë Shqiptare përmes një deklarate ka reaguar në lidhje me urdhrin e kryeministri Edi Rama për shkarkimin nga detyra të drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative në bashkitë e vendit. Instituti shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e përsëritura të Ramës teksa shtoi se kjo përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve.

Më tej theksohet se emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë, jo e pushtetit qendror. Sipas tyre çdo presion apo ndërhyrje politike përbën shkelje të kushtetutës dhe rrezikon kapjen e politikës së pushtetit lokal.

Deklarata:

Instituti për Bashkitë Shqiptare shpreh shqetësimin serioze ndaj deklarimeve dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimit të ristrukturimeve administrative.

Këto veprime përbëjnë shkelje të parimet e ndarjes se pushtetve dhe cenim të drejtpërdrejtë të të autonomisë vendore, të garantuar nga: Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë, Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4, 5 dhe 8), dhe Ligji nr. 139/2015 "për Vetëqeverisjen e vendore".

Emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë, jo e pushtetit qendror. Çdo presion apo ndërhyrje politike përbën shkelje të kushtetutës dhe rrezikon kapjen e politikës së pushtetit lokal. Administrata publike duhet të jetë e depolitizuar dhe si e tillë  duhet të shërbejë.

Thirrja është qëndron për: Ndërprerjen ndërhyrjes politike në bashki; Respektimin e Kushtetutës, Kartës Evropiane dhe ligjit për "Vetëeverisjen vendor"; Kryetari i Zgjedhur, Këshilli Bashkiak dhe administrata vendore kanë detyrimin të zbatojnë  ligjin, të respektojnë përgjegjësinë administrative dhe të mbrojnë me integritet e autoritetin që u dhënë nga vrdikti i qytetarëve përmes votës

-Marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor duhet të mbështetendhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe funksionale, në përputhje me ligjin dhe në respekt ndarjes së kompetencave dhe autonomisë vendore.

-Angazhim të institucioneve të pavarura dhe partnervë ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri. Autonomia vendore nuk është privilegj politik, por një e drejtë kushtuese dhe evropiane.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI