Flash

Joaquin Phoenix kërkon falje për intervistën me David Letterman

Lapsi.al 16 July 2025
Joaquin Phoenix kërkon falje për intervistën me David Letterman

 

Aktori i njohur i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix, ka shprehur keqardhje të thellë për intervistën famëkeqe që pati me David Letterman mbi 15 vite më parë.

Duke folur në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” këtë të martë, Phoenix e kujtoi me turp paraqitjen e tij të çuditshme në studion e njëjtë në Nju Jork në vitin 2009.

Në atë kohë, Phoenix po promovonte filmin dokumentar “I’m Still Here”, ku ai shtirej sikur kishte lënë aktrimin për t’u bërë reper.

Gjatë intervistës me Letterman, aktori u shfaq në karakterin e tij të trilluar dhe solli një sjellje tejet të çuditshme dhe të pazakontë.

“Në fillim bëra intervistën paraprake në karakter, por e kuptova që ishte paksa qesharake,” tregoi Phoenix për Colbert. “I telefonova dhe u thashë: ‘Ja çfarë po bëj. Do vij në studio dhe do jem krejtësisht në këtë karakter. Dua që Dave të më ‘masakrojë’. Doja që të ishte një situatë e rrezikshme dhe e parehatshme.”

Phoenix pranoi se intervista ishte e tmerrshme dhe e pakëndshme. “Pendohem. Nuk do ta bëj kurrë më. Më vjen shumë keq,” u shpreh ai me ndjeshmëri.

Colbert, duke e kujtuar intervistën, tha se për të ishte “televizion i shkëlqyer”, ndërsa Phoenix bëri shaka duke thënë: “E imagjinoj që kanë bërë një ekzorcizëm të madh pasi dola nga studioja.”

Aktori fitues i çmimit Oscar theksoi se, ndonëse e gjithë situata ishte një lloj suksesi artistik, personalisht për të mbeti një përvojë traumatike. “Ishte një sukses në njëfarë mënyre,” tha ai. “Por gjithashtu një nga netët më të këqija të jetës sime.”

Phoenix kishte kërkuar falje edhe në vitin 2010 gjatë një rikthimi në emisionin e Letterman. “Shpresoj të mos ju kam ofenduar në asnjë mënyrë,” i tha ai atëherë, duke shtuar: “E kuptova që ju keni intervistuar shumë njerëz dhe mendova se do ta dinit dallimin mes një personazhi dhe një njeriu të vërtetë.”

Por Letterman nuk ishte ofenduar aspak, duke i thënë Phoenix: “Ishte aq argëtuese.”

 

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI