Flash

PAMJET/ Izraeli bombardon edhe Sirinë, shpërthime të forta në Damask

Lapsi.al 16 July 2025
PAMJET/ Izraeli bombardon edhe Sirinë, shpërthime të forta

Izraeli goditi qendrën e Damaskut, duke i dërguar një mesazh të qartë qeverisë siriane në lidhje me sulmet që po merr komuniteti druz në Sweida. Pas sulmit paralajmërues të mëngjesit, mediat siriane raportuan një sulm të ri ajror në mesditë ndaj ndërtesave qeveritare ku Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm të Ushtrisë morën goditje shumë më të forta.

Edhe IDF konfirmoi sulmet e reja ndaj kryeqytetit sirian. Agjencia zyrtare e lajmeve SANA raportoi se "shumë njerëz u goditën nga sulmet izraelite në Damask", pa specifikuar numrin e tyre ose nëse ishin të vdekur apo të plagosur. Gazetarët në vendngjarje u përpoqën të mbulohen në momentin e sulmit. Një sulm ndodhi gjithashtu pranë Pallatit Presidencial Sirian.

“Sulmet ajrore izraelite në Damask — që goditën selinë ushtarake të Sirisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe zonat përreth — synojnë të minojnë përpjekjet e Sirisë për të vendosur paqe dhe siguri”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë. Ministria turke shtoi se Siria pati një mundësi historike për të jetuar në paqe dhe për t'u bashkuar me botën pas përmbysjes së ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

Në anën tjetër Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi Sirinë se vendi i tij do t’i shkaktojë “goditje të dhimbshme” pas shpërthimit të dhunës në rajonin Sweida, i cili është i banuar kryesisht nga druzët.

“Sinjalet e dërguara në Damask kanë mbaruar, tani po vijnë goditjet e dhimbshme”, tha Ministri i Mbrojtjes, duke premtuar se ushtria izraelite “do të veprojë me forcë” në rajonin sirian të Sweidës, në Sirinë jugore, për të “asgjësuar forcat që sulmuan druzët deri në tërheqjen e tyre të plotë”. Katz paralajmëroi qeverinë siriane t’i “lërë druzët rehat” pas përleshjeve që shpërthyen në Sweida.

Forcat siriane janë angazhuar në zonën e Sweidës, duke pretenduar se qëllimi i tyre është të shtypnin konfliktet e brendshme. Megjithatë, pala izraelite thotë se e konsideron praninë e tyre një kërcënim për komunitetin druz, të cilin deklaron vendosmërinë e saj për ta mbrojtur.

Informacionet dhe videot që qarkullojnë në internet sugjerojnë se druzë nga Izraeli po përpiqen të kalojnë kufirin sirian dhe të shkojnë drejt Sweidës, me qëllim që të mbështesin druzët e Sirisë të cilët janë sulmuar ditët e fundit nga ushtria e regjimit sirian. ©LAPSI.al

Të këshilluara

NATO kërcënon Kinën, Indinë dhe Brazilin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione të ashpra nëse vazhdojnë të tregt...

17:02

Një krim shokues dhe i mbushur me mister

Paige Bell, me origjinë nga Johanesburgu dhe e përshkruar nga miqtë si një "vajzë e artë", u gjet e vrarë në jahtin ku punonte. Ajo ishte një oficere e marrë...

16:16

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI