Flash

Plas mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e dajës në Kuvend

Lapsi.al 16 July 2025
Plas mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e dajës

Pas disa ditësh paqartësi në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" për mandatin e vetëm të deputetit, sherri u bë më në fund publik.

Me termin e preferuar të Ramës, "kënetë", Adriatik Lapaj sulmoi në një status në Facebook Endri Shabanin, duke e bërë përgjegjës për bllokimin e mandatit të vetëm që mori ky koalicion, nga një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni.

"Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë." - shkruan Lapaj.

Lexo më tej: Lapaj mund të mbetet jashtë Kuvendit, Zeqir Kordhoni kërkon mandatin 

Të këshilluara

Riaktivizohet zjarri në Drenovë

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish. Zjarri është aktivizuar në ma...

17:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI