Flash

Policia: Shkak për vrasjen e Renis Dobrës problemet me shitjen e drogës

Lapsi.al 16 July 2025
Policia: Shkak për vrasjen e Renis Dobrës problemet me shitjen e

Policia e Dibrës doli sot në një konferencë për mediat nga ku dha detaje lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik.

Sipas bluve gjatë periudhës hetimore të ngjarjes janë sekuestruar: 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh

një sasi lëndësh narkotike kokainë dhe prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Gjithashtu përveç dy të arrestuarve Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, si edhe vëllezërve të këtij të fundit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj, të cilët janë shpallur në kërkim,, në policinë e shtetit janë shoqëruar dhe katër shtetas të tjerë për të cilët po kryhen hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të tyre në vrasjen e Renis Dobrës.

Sipas policisë “Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar”. Autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën e 23-vjeçarit duke e hedhur së bashku me makinën në liqenin e Shkopetit, por gjatë rënies trupi ka dalë nga mjeti.

“Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen”, informoi policia.

Të këshilluara

Investigimi/ Fatura që po shteron qumështin

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumë...

22:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI