Flash

Shteti privat i Ramës/Njëri drejtor legalizon pronën, tjetri e shfuqizon pas 3 muajsh

Lapsi.al 16 July 2025
Shteti privat i Ramës/Njëri drejtor legalizon pronën, tjetri e

Edi Rama bën të habiturin shumë me legalizimin e një shtese lokali që ka bërë një prej drejtorëve të tij në Kadastër në Tiranë. Vendimi për legalizim është marrë në muajin mars të këtij viti. Ndërkohë sot është marrë një tjetër vendim që shfuqizon vendimin e parë.

Nuk po i hyjmë fare cështjes se kush ka të drejtë, kryeministri apo subjekti që ka përfituar legalizim, por në thelb sjellja e shtetit këtu është qesharake.

Njëri drejtor ta legalizon, tjetri pas 3 muajsh shfuqizon vendimin e të parit. Një shtet serioz nuk sillet kurrë në këtë formë sepse ligji është i ftohtë e duhet të zbatohet sic është shkruar.

Me kamzhikun e Edi Ramës në kokë, drejtorët e zgjedhur prej tij marrin vendime të çuditshme.

E po të ecim me këtë logjikë, pas disa muajsh mund të dalë një drejtor tjetër e të shfuqizojë sërish vendimin e sotëm të cilin Rama e publikoi në Facebook dhe legalizimi i parë të legalizohet sërish. Çfarë karagjozllëku! ©Lapsi.al

Të këshilluara

Riaktivizohet zjarri në Drenovë

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish. Zjarri është aktivizuar në ma...

17:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI