Flash

Vritet producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj

Lapsi.al 16 July 2025
Vritet producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj

Robin Kaye, producentja e njohur e “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Encino, Los Angeles.

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Raymond Boodarian, i cili dyshohet se hyri në shtëpi në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi çiftin me armë zjarri. Viktimat u gjetën në dhoma të ndara me plagë të shumta.

Sipas hetimeve, Kaye dhe Deluca janë përballur me autorin sapo janë kthyer në shtëpi, çka dyshohet të ketë çuar në përplasjen fatale.

Kaye ka punuar në disa departamente muzikore të prodhimeve të tjera, si 'The Singing Bee', 'Hollywood Game Night', 'Lip Sync Battle', përfshirë edhe disa nga spektaklet e bukurisë Miss USA dhe Miss Universe gjatë karrierës së saj.

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI