Flash

Britania ul në 16-vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Lapsi.al 17 July 2025
Britania ul në 16-vjeç moshën për pjesëmarrje në

Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një ndryshim i rëndësishëm në këtë shtet. Partia Laburiste në pushtet ishte zotuar edhe më herët për ulje të moshës nga 18 në 16 për pjesëmarrje në procese zgjedhore.

Kjo duket se është vetëm njëra prej plot reformave që do të bëhen. Disa argumentojnë se demokracia e Britanisë është “në krizë”, sidomos për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.

Ndryshimi i moshës së votimit ka qenë i diskutueshëm për kohë të gjatë. Disa kritikë kanë thënë më parë se diçka e tillë është në shërbim të pushtetit, për faktin se adoleshentët që sapo kishin fituar të drejtën e votës konsideroheshin më të prirur të mbështesnin Partinë Laburiste të qendrës së majtë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që 16 dhe 17-vjeçarët të votojnë, sepse janë mjaftueshëm të rritur për të punuar, për t’i paguar taksat, pra ata kontribuojnë”, ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer.

“Nëse kontribuoni, duhet ta keni mundësinë të tregoni se si dëshironi të shpenzohen paratë tuaja, apo për cilën qeveri duhet të shkojnë”, ka shtuar Starmer.

Qeveria do të duhet ta dorëzojë legjislacionin para parlamentit, ku e ka shumicën e mjaftueshme për t’i bërë ndryshimet. Sipas të dhënave online, vetëm një numër i vogël shtetesh i lejojnë 16-vjeçarët që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Aty përfshihen Austria, Argjentina, Brazili, Ekuadori dhe Kuba./ REL

Të këshilluara

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Koso...

15:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI