Flash

Emërohet kryeministrja e re e Ukrainës: Lufta nuk lë hapësirë për vonesa!

Lapsi.al 17 July 2025
Emërohet kryeministrja e re e Ukrainës: Lufta nuk lë

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar në këtë shtet në vjetët e fundit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit në periudhë lufte. Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit të brendshëm të armëve dhe ringjallje të ekonomisë së Ukrainës, të varur në mënyrë të konsiderueshme nga kreditë.

Në fjalimin para Kuvendit, Zelensky ka thënë se pret që Qeveria të rrisë numrin e armëve që prodhohen brenda territorit dhe që brenda gjashtë muajve ato jenë të shpërndara në fushëbetejë te 50 për qind e ushtarëve. Ai e ka përmendur edhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me aleatët, si një prej synimeve kryesore të riformatimit më të madh qeveritar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

Svyrydenko është teknokrate me përvojë, e cila ka shërbyer si zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës prej vitit 2021. Ajo është zotuar se do të veprojë “me shpejtësi dhe vendosmëri”.

“Lufta nuk lë hapësirë për vonesa”, ka thënë ajo përmes një postimi në X – dikur Twitter.

“Prioritetet tona për gjashtë muajt e parë janë të qarta: furnizime të qëndrueshme për ushtrnë, zgjerim të prodhimit të brendshëm të armëve dhe përforcim të kapaciteteve teknologjike për forcat tona mbrojtëse”.

Svyrydenko është e njohur brenda qarqeve të administratës amerikane, pasi ajo e ka negociuar marrëveshjen për qasjen e Shteteve të Bashkuara në minerale e rralla të Ukrainës. Këto negociata konsiderohen kryesore në përforcim të marrëdhënieve në mes të Kievit dhe Uashingtonit. Duke iu adresuar ligjvënësve të enjten, Zelensky ka thënë se do të ketë edhe marrëveshje tjera që do të arrihen me SHBA-në, por ka përmendur diçka specifike.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Të këshilluara

NATO kërcënon Kinën, Indinë dhe Brazilin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione të ashpra nëse vazhdojnë të tregt...

17:02

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI