Flash

Erdogan akuza Izraelit: Përdor druzët për t'u zgjeruar në Siri

Lapsi.al 17 July 2025
Erdogan akuza Izraelit: Përdor druzët për t'u zgjeruar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta.

“Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy ditët e fundit”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv.

“Dua ta theksoj edhe një herë, qartë dhe direkt, Izraeli është shtet i paligjshëm dhe pa parime”.

“Në këtë drejtim, problem ynë më i madh në rajon është agresioni i Izraelit, dhe nëse nuk ndalet menjëherë, ai nuk do të hezitojë që t’ia vë flakën rajonit tonë dhe më pas botës”.

Provinca Sveida e druzëve, në jug të Sirisë, ka qenë në qendër të konfliktit të përgjakshëm sektarian prej të dielës. Qindra persona është raportuar të jenë vrarë në përleshje mes luftëtarëve druzë kundër fiseve sunite beduine dhe ushtrisë me aleatë.

Izraeli i ka goditur trupat ushtarake qeveritare me sulme ajrore kur ato janë pozicionuar në provincat jugore, ashtu sikurse edhe selinë ushtarake në Damask, duke paralajmëruar që sulmet do të intensifikohen derisa Qeveria të tërhiqet.

Shtetet e Bashkuara – aleate të ngushta të Izraelit, që janë duke tentuar t’i rikrijojnë lidhjet me Sirinë – kanë thënë është arritur një marrëveshje për ta qetësuar situatën në atë zonë.

Erdogani ka thënë se ka biseduar me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa përmes telefonit, pas largimit të trupave siriane nga Sveida.

Të këshilluara

NATO kërcënon Kinën, Indinë dhe Brazilin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se vende si Brazili, Kina dhe India mund të përballen me sanksione të ashpra nëse vazhdojnë të tregt...

17:02

Një krim shokues dhe i mbushur me mister

Paige Bell, me origjinë nga Johanesburgu dhe e përshkruar nga miqtë si një "vajzë e artë", u gjet e vrarë në jahtin ku punonte. Ajo ishte një oficere e marrë...

16:16

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI