Flash

Imitoi festimin e CR7 pas një goli, por dëmtohet: ja si i ndodhi brazilianit Kesley

Lapsi.al 17 July 2025
Imitoi festimin e CR7 pas një goli, por dëmtohet: ja si i ndodhi
Të festosh si Cristiano Ronaldo pas një goli është bërë një praktikë mjaft e zakonshme në botë. Shumëkush tashmë e ka marrë hua ritualin e famshëm të kampionit portugez pas një goli. Rrotullimi, duart e shtrira përgjatë trupit dhe britma e pashmangshme ‘Siuuu’ janë bërë tashmë një markë dalluese që shumë përpiqen ta imitojnë. Siç ndodhi në Brazil gjatë ndeshjes mes Monte Azul dhe Gremio Prudente, e vlefshme për javën e gjashtë të Copa Paulista 2025, kur portugezin e famshëm donte ta imitonte Kesley. Në këtë rast, dikush që mendoi se ajo ishte mundësia e duhur për t’u treguar tifozëve të vet festimin tipik të Cristiano Ronaldos, megjithatë nuk funksionoi aspak mirë. Protagonist i gjithë kësaj është sulmuesi i Gremio, Kesley, i cili pësoi një dëmtim në dukje të rëndë pasi tentoi të bënte homazh pikërisht për portugezin. Goli i tij nga penalltia u pasua nga festimi i CR7, por duke u ulur në tokë diçka shkoi keq.

Lexo më tej: Dëmtimi më i pabesueshëm i Ronaldos: hipoteza është se ndodhi në festimin "Siuuu"

Ndeshja ishte në shifrat 1-0 për Monte Azul kur, në mes të pjesës së dytë, Kesley barazoi, duke shfrytëzuar topin e kthyer pas një penalltie fillimisht të gabuar nga sulmuesi, të cilit portieri ia priti goditjen nga njëmbëdhjetë metrat. Sapo goli u shënua, lojtari u hodh përpara duke iu afruar flamurit të këndit. Dhe pikërisht aty, duke u rrotulluar në boshtin e tij para se të zbriste me këmbët e hapura dhe krahët e shtrirë paralelisht, ndodhi diçka e papritur.

Çfarë i ndodhi sulmuesit pasi imitoi festimin e Cristiano Ronaldos

Për shkak të gjendjes së keqe të fushës, sulmuesi e vendosi keq këmbën pas rrotullimit dhe pësoi një lëndim. Në dukje duket se gjuri i djathtë ka pësuar më keq. Dhimbja ishte e menjëhershme dhe shokët e skuadrës, të cilët po vraponin ta përqafonin, e panë skenën dhe ishin të parët që thirrën ndihmën. Pas ndërhyrjes së mjekëve ishte e pamundur që lojtari të kthehej në fushë, por ende nuk është e qartë se çfarë ka pësuar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI