Flash

Jennifer Lopez: “Mendoj se kam mbaruar me martesat”

Lapsi.al 17 July 2025
Jennifer Lopez: “Mendoj se kam mbaruar me martesat”

Jennifer Lopez nuk ka në plan të shkojë drejt altarit së shpejti.

Gjatë një ndalese të turneut të saj europian "Up All Night" në Bilbao, Spanjë, të martën më 15 korrik, këngëtarja 54-vjeçare iu përgjigj një pankarte në publik që shkruante: “J Lo, martohu me mua?”

“Mendoj se kam mbaruar me atë punë,” u përgjigj Lopez para turmës, sipas një videoje të shpërndarë nga një fans në platformën X. “E kam provuar disa herë.”

Këngëtarja e hitit "On The Floor" është martuar disa herë më parë: fillimisht me aktorin Ojani Noa në vitet 1997–1998, pastaj me koreografin Cris Judd nga 2001 deri në 2003.

Në vitin 2004, ajo u martua me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Emme dhe Max, sot 17 vjeç. Çifti u divorcua në vitin 2014.

Më pas, Lopez nisi një lidhje me Alex Rodriguez në vitin 2017. Ata u fejuan në vitin 2019, por u ndanë në vitin 2021. Në të njëjtin vit, ajou rikthye me aktorin Ben Affleck, me të cilin ishte fejuar më parë nga nëntori 2002 deri në janar 2004. Ata u martuan në vitin 2022 në Las Vegas dhe e festuan më pas me një ceremoni private në Xhorxhia. Megjithatë, Lopez kërkoi divorcin dy vite më vonë dhe procedura përfundoi në janar të këtij viti.

Më 2 korrik, çifti hoqi dorë ga shitja e vilës së tyre në Beverly Hills, pasi nuk gjeti blerës për një vit.

“Ndërsa shpresonin ta shisnin, ishin gjithashtu të pavendosur për të pësuar një humbje të madhe financiare,” tha një burim për PEOPLE. “E ulën çmimin për të nxitur interesin, por kur kjo nuk ndodhi, vendosën ta tërheqin nga tregu. Ishte një vendim biznesi që e morën bashkë.”

Turneu europian i Lopez pritet të vazhdojë deri më 12 gusht, ku do të mbyllet me një koncert në Sardenjë, Itali.

Të këshilluara

Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të...

19:09

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI