Flash

Khloé Kardashian heq dorë nga filtrat: Më vinte turp nga vetja

Lapsi.al 17 July 2025
Khloé Kardashian heq dorë nga filtrat: Më vinte turp nga vetja

Khloé Kardashian ka vendosur të jetë më e sinqertë me veten dhe ndjekësit e saj.

Ylli i The Kardashians, gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj "Khloé in Wonderland", të publikuar më 17 korrik, pranoi se dikur nuk guxonte të postonte asnjë foto pa përdorur Photoshop-in – por tashmë ajo thotë se kjo periudhë ka përfunduar.

“Nuk i bëj photoshop më  fotot që postoj,” u shpreh Khloé. “Por po, ka pasur një kohë që e bëja shumë. Ishte një periudhë ku isha rreth njerëzve që më bënin të ndihesha sikur më duhej ta bëja. E gjithë epoka ishte e tillë – të gjithë përdornin filtra.”

Ajo pranoi se shpesh nuk ndjehej mirë me veten dhe kërkonte një filtër për çdo foto.

“Kemi qenë të zhytur në atë mënyrë jetese me filtra. Kishim harruar si dukemi realisht,” tha Kardashian, duke shtuar se e preferon më shumë veten në video sesa në foto statike.

Khloé u tregua e sinqertë edhe për mënyrën se si realizon fotot sot për rrjetet sociale:

“Më pëlqen ndriçimi i mirë. Mund të bëj shumë foto për të zgjedhur një që më pëlqen, por nuk ka më nevojë për Photoshop në çdo imazh.”

Në reflektim të periudhës së kaluar, ajo u shpreh se ndonjëherë dukej si “personazh vizatimor” në fotot e redaktuara, dhe kjo sot i duket turpëruese:

“Më vjen keq që kam menduar se duhet të dukesha ashtu. Isha rreth njerëzve që e bënin të gjithë këtë, dhe kjo ndikoi në mënyrën se si e perceptoja veten.”

Të këshilluara

Pete Davidson baba për herë të parë

Një burim për revistën PEOPLE ka konfirmuar se komediani Pete Davidson, 31 vjeç, dhe e dashura e tij, modelja Elsie Hewitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të...

19:09

Emmy 2025: Lista e nominimeve

Më 15 korrik 2025, u shpallën nominimet për çmimet prestigjioze të Emmy-ve të vitit 2025, të cilat do të zhvillohen më 14 shtator 2025 në Teatrin Peacock në Los...

21:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI