Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Lapsi.al 17 July 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 17 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kudusi Shahu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me realtore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në shomë këshillimi të ankmit të Shahut ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Prokurori Kudusi Shahu u shkarkuar nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 12 dhjetor të vitit 2022, pasi në kontrollin e pasurive u konstatuan bilance negative në vlera të mëdha. Ndërkohë, u vlerësua se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në aspektin profesional.

Kudusi Shahu e filloi karrierën në vitin 1991 në ish-hetuesinë e Kukësit e në vijim në ish-Hetuesinë e Përgjithshme duke vijuar më pas si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1999 ai u emërua në Prokurorinë e Tiranës. Pasi punoi dhe për një periudhë në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, ai u rikthye në Prokurorinë e Përgjithshme ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra./ BIRN

Të këshilluara

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Koso...

15:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI