Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Plagosja në Sarandë, e shkuara kriminale e autorëve të dyshuar

Lapsi.al 17 July 2025
Plagosja në Sarandë, e shkuara kriminale e autorëve të

Detaje të reja janë bërë të njohur lidhur me plagosjen me armë zjarri të dy të rinjve pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.

Të lënduar mbetën shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, ndërsa autorë të dyshuar sipas hetimeve paraprake, janë dy vëllezërit, Ramadan Zoto allias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj.

Burime bëjnë me dije se të dyshuarit kanë disa precedentë të veprave kriminale. Ramadan Zoto, në prill 2005 ka ekzekutuar në Athinë 51-vjeçarin Pushkin Kuspa, për arsye hakmarrje.

Më 31 janar 2008 në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke, por u arrestua në fund të shkurtit 2008. Rezulton edhe me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi.

Në sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Pas daljes nga burgu, në maj 2019 u tentua të ndalohej nga policia greke në rrugën “Patisia” në Athinë teksa drejtonte një mjet “Smart”.

Ai u largua duke i dhënë gaz mjetit deri sa u përplas dhe u ndoq dhe u arrestua bashkë më një shqiptar tjetër. Policia i gjeti 1 pistoletë, 1 thikë dhe 5 gram kokainë. Mjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur në 11 tetor 2018 në Notia Proastia, Greqi nga lojtari i reality shoë “Survivor” në Greqi, Kosta Kokkinaki.

Në gusht 2023, rezulton i proceduar në gjendje të lirë në Sarandë për “prishje të qetësisë publike” pasi lokali i tij gjeneronte muzikë të lartë. Në qershor 2024 u arrestua për “goditje për shkak të detyrës” të një punonjësi të Bashkisë Sarandë, por u lirua nga Gjykata dhe aktualisht është në proces gjyqësor për këtë çështje.

Ndërsa Erjon Canaj, më 15 dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës. Në shkurt 2024 është kapur në një banesë në Berdenesh, Sarandë me 2 pistoleta. Në fillim të këtij viti Gjykata e Sarandës e shpalli të pafajshëm për armët me pretendimin se ato u gjetën ne dollap dhe shtëpia ku u kap Canaj nuk ishte në emrin e tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI