Flash

Corriere della Sera: Rritja e çmimeve në bregdetin e Shqipërisë dekurajoi italianët

Lapsi.al 18 July 2025
Corriere della Sera: Rritja e çmimeve në bregdetin e

Efekti i Shqipërisë, si destinacion turistik bregdetar, duket se po zvogëlohet. Ose më mirë, nuk tërheq më atë pjesë të klientelës italiane që gjatë tre viteve të fundit e gjeti të arsyeshme të kalojë pushimet përtej Adriatikut. "Në të vërtetë," thotë Michele Viola, pronar i operatorit turistik Goodays, "që në fund të sezonit të kaluar veror kishim vënë re një rënie të parë. Tendenca që u përsërit në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2025: pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar detin shqiptar, grupet preferojnë të shkojnë në destinacione të tjera."

Numrat, të paktën ata të agjencisë nga Bari, tregojnë një rënie krahasuar me tre vite më parë kur "italianët që udhëtonin drejt detit shqiptar ishin në rritje me 30 për qind, falë një fluksi të madh të nxitur nga përballueshmëria ekonomike dhe bukuritë e natyrës."

"Duhet të jemi të qartë," vazhdon Viola, "dhe të shpjegojmë që të ardhurat e familjeve italiane po ulen vazhdimisht dhe shkuarja në pushime është një problem. Kështu që, nëse më parë në Shqipëri kishte një avantazh në lidhje me raportin mes çmimeve dhe shërbimeve, tani kjo lidhje nuk funksionon më. Si rezervime, jemi shumë poshtë gjysmës së asaj që kishim para tre viteve. Agjencia jonë po punon mirë me turizmin e organizuar. Nga Egjipti në Dubaj deri në Spanjë. Të ardhurat totale janë rritur falë kësaj specializimi. Tendenca e atyre që nuk shkojnë jashtë vendit është të qëndrojnë në Puglia, ndoshta duke shfrytëzuar fundjavat në vendpushime bregdetare dhe duke u mbështetur në Bed&Breakfast."

"Shqipëria," - thotë Massimo Salomone, koordinatori i sektorit të turizmit në Confindustria Puglia dhe presidenti i sektorit të Turizmit në Confindustria Bari dhe Bat- "sigurisht është rritur si destinacion, mbështetur nga investime infrastrukturore të shpejta dhe një burokraci më të thjeshtë, por ekuacioni me ‘low-cost’ është shpesh i gabuar. Ka aspekte të destinacionit shqiptar, si shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertës turistike, që kërkojnë shumë kujdes, siç janë raportuar nga disa udhëtarë. Qëllimi ynë nuk është të theksojmë konkurrencën, por përkundrazi të ndërtojmë një sinergji pozitive. Puglia dhe Shqipëria ndajnë detin Adriatik dhe një pasuri kulturore historike që mund të bëhet një motor i projekteve të integruara, si në fushën e turizmit ashtu dhe në atë të infrastrukturës. Megjithatë, është e rëndësishme të sqarohet se Italia (dhe veçanërisht Puglia) mbetet një destinacion shumë i dashur nga turistët italianë."

Përfundimisht, ka një problem të rritjes së kostove që ndikon në klasën e mesme. "Pjesa e klientelës e gatshme të tolerojë një shërbim më pak efikas në këmbim të një çmimi të përballueshëm, duket se nuk gjen më nxitje të mjaftueshme, sepse pret një kursim më të madh. Duket se çmimet në Shqipëri janë rritur dhe kjo po dekurajon” thotë Piero Innocenti, presidenti i dytë i Fiavet Puglia.

Kjo ndodh edhe për destinacione të tjera si Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Greqia po qëndron mirë./Corriere della Sera/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI