Flash

E quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, arrestohet zyrtari serb në Kosovë

Lapsi.al 18 July 2025
E quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, arrestohet

Igor Popoviç, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ai ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

“Ai e ka quajtur UÇK-në, organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë”, - kanë thënë autoritetet policore për mediat e Kosovës. Pritet që Popoviç të dëbohet nga Kosova.

“Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë” – thanë të njëjtat burime.

Ka reaguar për ngjarjen edhe Beogradi që në një komunikatë të lëshuar nga Petar Petkoviç, shefi i “Zyrës për Kosovën” në Serbi. Ai thotë se ka njoftuar BE-në duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviç.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një godinë të pabanuar

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Sipas informacioneve, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur...

19:38

Dy vatra zjarri ende aktive në Lurë

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë p...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI