Flash

Plagosja në Sarandë/ Shpallen në kërkim 4 persona, në pranga një prej të plagosurve

Lapsi.al 18 July 2025
Plagosja në Sarandë/ Shpallen në kërkim 4 persona, në

Policia ka dokumentuar plotësisht ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku dy shtetas mbetën të plagosur. Hetimet e deritanishme kanë çuar në shpalljen në kërkim të katër personave, mes tyre edhe autori i dyshuar i të shtënave.

Në kërkim është shpallur shtetasi Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe E. C. (36 vjeç), A. M. (43 vjeç) dhe K. J. (31 vjeç), të tre nga Saranda, të dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas policisë, konflikti nisi për motive të dobëta mes katër shtetasve nga Saranda dhe dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, që përfundoi në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit nga R. Z., i cili i plagosi rëndë të dy. Aktualisht, G. H. dhe E. L. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve, G. H., njëri prej të plagosurve, u kap në posedim të një pistolete tip “Beretta”, e cila iu sekuestrua bashkë me një krehër që përmbante 9 fishekë. Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan gjithashtu katër gëzhoja të armës së zjarrit, arma e sekuestruar dhe municionet përkatëse.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e katër të shpallurve në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 korrik 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Monedha europiane do blihet me 97 lekë dhe ...

08:23

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI