Flash

Sherri për një karrige në Kuvend/ Lapaj ul tonet me Shabanin: Kur do flasim?

Lapsi.al 18 July 2025
Sherri për një karrige në Kuvend/ Lapaj ul tonet me Shabanin: Kur

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duket se ka bërë një hap pas dhe i ka shtrirë dorën për dialog aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani, për t’u ulur në diskutime dhe për të zgjidhur ngërçin e krijuar mes tyre.

Në një reagim zyrtar nga “Shqipëria Bëhet”, thuhet se janë në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion.

“Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore”, thuhej në deklaratë.

Por sërish theksin e vënë tek mos heqja dorë nga “besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci, përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë”.

LEXO EDHE: Fund tragjikomik për nismën që do të bënte Shqipërinë

“Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë”.

LEXO EDHE: Del Audio/ Si u kërcënua Endri Shabani për mandatin

Krisja e dy aleatëve të 11 majit, erdhi pas fitimit të një mandati nga koalicioni i tyre “Nisma Shqipëria Bëhet”. Lapaj që kishte thënë gjatë fushatës se nuk do ta pranonte mandatin nëse do të merrnin vetëm një deputet, pas zgjedhjeve ndryshoi qëndrim. 

Kjo shkaktoi pakënaqësi te mbështetësit e Shabanit që nisën të anulojnë dorëheqjet e kandidatëve të listave të mbyllura. Kjo solli edhe atakimin e drejtpërdrejtë të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ku shpreheshin se mandatin nuk do ta marrë asnjëri prej tyre, por një prej kandidatëve në listë.

Reagim zyrtar i Lëvizja ” Shqipëria Bëhet”:

Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.

Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:

Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.

Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.

Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.

Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.

Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore. Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një godinë të pabanuar

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Sipas informacioneve, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur...

19:38

Dy vatra zjarri ende aktive në Lurë

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë p...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI