Flash

Tragjedia në Elbasan/ Policia sqaron mbytjen në Shkumbin të vëllezërve 7 dhe 9 vjeç

Lapsi.al 18 July 2025
Tragjedia në Elbasan/ Policia sqaron mbytjen në Shkumbin të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Labinot - Fushë të Elbasanit, ku 2 vëllezër të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Policia sqaron se të miturit, 7 vjeç dhe 9 vjeç, kanë qenë duke ruajtur disa bagëti me një person të rritur dhe në një moment janë shkëputur për t’u larë në lumin Shkumbin, rryma e të cilit i ka marrë me vete.

Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t'u larë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke marrë dëshmi dhe mbledhur të dhëna me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

"Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore",- njofton policia. /LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një godinë të pabanuar

Flakët kanë përfshirë ditën e sotme ambientet e një godine të pabanuar në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Sipas informacioneve, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur...

19:38

Dy vatra zjarri ende aktive në Lurë

Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon aktiv i zhvilluar në dy vatra, një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës rreth liqenit të Zi dhe ku janë p...

15:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI