Flash

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

Lapsi.al 18 July 2025
Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet për ndihmat amerikane në botë dhe për transmetuesit publikë.

Paketa për shkurtime financiare kaloi me 216 vota pro dhe 213 kundër, dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pasi paketa u ndryshua këtë javë nga Senati për t’i përjashtuar shkurtimet prej rreth 400 milionë dollarësh për programin global për luftën kundër HIV/AIDS-it, PEPFAR.

Kjo ishte hera e parë pas dekadash që një president ka arritur me sukses të paraqesë një kërkesë për anulim fondesh dhe Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se nuk do të jetë as e fundit. Disa republikanë u ndien të shqetësuar për shkurtimet, por gjithsesi i mbështetën ato, duke mos dashur ta zemërojnë Trumpin e as ta kundërshtojnë agjendën e tij.

“Duhet të rikthehemi tek sensi fiskal dhe ky është një hap i rëndësishëm”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, R-La.

Kundërshtarët shprehën shqetësime jo vetëm për programet e prekura, por edhe për faktin se Kongresi po ia dorëzonte kompetencat e tij për shpenzimet degës ekzekutive, pasi investimet e miratuara në mënyrë dypartiake po anuloheshin më pas me vota të ndara sipas vijës partiake.

Ata thanë se përpjekjet e mëparshme për anulim kishin pasur të paktën mbështetje të pjesshme dypartiake dhe e përshkruan paketën republikane si të paprecedentë.

Asnjë demokrat nuk e mbështeti paketën kur ajo kaloi në Senat me 51 vota pro dhe 48 kundër, në orët e para të së enjtes. Paketa anulon rreth 1.1 miliard dollarë për Korporatën për Transmetimin Publik dhe gati 8 miliardë dollarë për një sërë programesh për ndihmat jashtë vendit, shumë prej të cilave synojnë t’i ndihmojnë vendet që përballen me thatësira, sëmundje dhe paqëndrueshmëri politike.

Ndër shkurtimet për ndihmat amerikane në botë përfshihen: 800 milionë dollarë për një program që ofron strehim emergjent, ujë dhe ribashkimin e familjeve për refugjatët, 496 milionë dollarë për të siguruar ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor për vendet e goditura nga katastrofat natyrore dhe konfliktet.

Gjithashtu përfshihet një shkurtim prej 4.15 miliardë dollarësh për programet që synojnë forcimin e ekonomive dhe institucioneve demokratike në vendet në zhvillim.

Shtëpia e Bardhë argumentoi se shumë nga këto shkurtime do të nxisnin vendet e tjera të marrin më shumë përgjegjësi në përballjen me krizat humanitare dhe se anulimi i fondeve i shërben më së miri taksapaguesve amerikanë./REL/

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI