Flash

Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje me makinë 54-vjeçarin

Lapsi.al 19 July 2025
Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje me makinë

Një 27-vjeçar ka përplasur me automjet për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në Tiranë. Bëhet me dije se 54-vjeçari i aksidentuar ndërroi jetë në spital si si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Napoli goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën e Napolit mëngjesin e kësaj të premteje. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por shumë banorë ikën nga shtëpit...

12:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI