Flash

I dëbuar disa herë, "skifteri" nga Lezha "provokon" autoritetet në Britani

Lapsi.al 19 July 2025
I dëbuar disa herë, "skifteri" nga Lezha

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjetet sociale ku shfaqet duke drejtuar një Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.

28-vjeçari Dorian Puka, i cili ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin britanik, ka postuar së fundmi një video në TikTok ku zbulon targat e personalizuara “DO24 AMG”, që pasqyrojnë emrin e tij dhe modelin e makinës që kap vlerën e mbi 80.000 paundëve.

Telegraph raporton se Puka është dënuar për herë të parë në vitin 2016 për përpjekje për të hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe u deportua një vit më vonë.

Por ai arriti të rikthehej në Britani në mënyrë ilegale dhe kreu një sërë grabitjesh të tjera në Londër, për të cilat u dënua me tre vjet e gjysmë burg në vitin 2018.

U dëbua sërish në mars 2020, por u rikthye për herë të tretë në fund të po atij viti, përmes rrugëve të paligjshme nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda.

Aktualisht, ai është në pritje të një vendimi nga një gjykatë imigracioni, pasi ka paraqitur kërkesë për azil.

Sipas ligjeve britanike, nuk lejohet dëbimi i individëve që kanë një kërkesë për azil në shqyrtim, ç’ka e ka bërë të pamundur dëbimin e menjëhershëm të tij, thotë Telegraph.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Puka vazhdon të provokojë autoritetet, duke postuar foto me makina luksoze si Ferrari 300.000 paundësh, orë Rolex dhe pamje nga klube nate në Londër.

Të këshilluara

Kriza në Kosovës, sot takimi Kurti-Limaj

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një m...

14:26

Shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë një transporti. Shqiptari mbante pranga dhe nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni t...

15:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI