Flash

Kërkohej si vrasës me pagesë i mafias turke, shqiptari arrestohet në Athinë (Emri)

Lapsi.al 19 July 2025
Kërkohej si vrasës me pagesë i mafias turke, shqiptari arrestohet

Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

Të këshilluara

Shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë një transporti. Shqiptari mbante pranga dhe nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni t...

15:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI