Flash

Kriza në Kosovës, sot takimi Kurti-Limaj

Lapsi.al 19 July 2025
Kriza në Kosovës, sot takimi Kurti-Limaj

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale që zgjat prej muajit prill.

Nga partia e Limajt thonë se ai dhe NISMA janë alternativa e vetme për Kurtin.

“Ky është realiteti politik. NISMA dhe lideri Fatmir Limaj e kanë kuptuar që në fillim, andaj kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit. Presim edhe nga lideri i LVV-së të tregojë vullnet.

Aktualisht alternativa e vetme është NISMA. Nuk ka ofertë tjetër – ne kemi ofruar bashkëpunim pa kushte: që ekzekutivi t’i takojë partisë fituese, ndërsa në krye të Kuvendit të jetë Limaj”, u shpreh Xhevahire Izmaku, deputete e NISMËS.

Ky takim pritet t’i paraprijë zhbllokadës, pasi në rast arritjeje të marrëveshjes, synohet që konstituimi i Kuvendit të bëhet në vazhdimin e se hënës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje theksojnë se po vazhdojnë të jenë konstruktivë për të gjetur zgjidhje.

“Takimet me përfaqësues politikë, VV-ja po i zhvillon vazhdimisht – jo vetëm sot, por edhe dje, pardje dhe do t’i vazhdojmë edhe nesër. Le të shihet nga të gjithë kush është bllokuesi i vërtetë pas 50 tentativave për formimin e Kryesisë së Kuvendit”, tha Artan Abrashi deputet i LVV-së.

Në Partinë Demokratike të Kosovës ka qëndrime të ndryshme për votimin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk do ta votojnë atë.

“Mendoj që PDK-ja do të votojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Ai ka treguar një virtyt që e vlerësoj shumë. Për të mbajtur një pozitë shtetërore, mendoj që njeriu duhet ta dojë këtë vend – edhe nëse nuk di, ka këshilltarë që mund ta mësojnë. Mendoj se Limaj e do këtë vend”, tha Jakup Nura, deputet i PDK-së.

“Nuk kam votë për Fatmir Limajn. Ai nuk e meriton votën time. Kam deklaruar që para fushatës kanë folur shumë rëndë për Albinin, e pas fushatës po e vlerësojnë”, Nait Hasani, deputet i PDK-së.

“Edhe nëse ata arrijnë dakordësim, votën time Limaj nuk do ta ketë. Ne kemi dhënë propozimet tona – cilido prej VV-së që nuk është i angazhuar në ndonjë ministri, do ta votonim. Por Limajn jo”, Lahi Brahimaj, deputet i AAK-së.

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e tre muaj. Afati i fundit për këtë proces, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është data 26 korrik.

Të këshilluara

Shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë një transporti. Shqiptari mbante pranga dhe nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni t...

15:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI