Flash

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Lapsi.al 19 July 2025
Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse. Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi. Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare. Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese./ Monitor

Të këshilluara

Napoli goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën e Napolit mëngjesin e kësaj të premteje. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por shumë banorë ikën nga shtëpit...

12:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI