Flash

Detaje të reja për plagosjen në Sarandë, lëndua një ish-efektiv policie

Lapsi.al 20 July 2025
Detaje të reja për plagosjen në Sarandë, lëndua

Një plagosje u raportua pasditen e kësaj të diele në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja në rrugën “Mitat Hoxha”. Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.

Sipas burimeve, i plagosuri është Adil Veli. Mosha e tij është 56 vjeç. Mësohet se ai ka qenë më parë efektiv policie. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në një njoftim të sajën policia thotë se ai është qëlluar me tytën e pistoletës dhe se e shtëna ka qenë në ajër.

"Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI