Flash

PAMJE TË RENDA/ Anija përfshihet nga flakët, pasagjerët hidhen në det

Lapsi.al 20 July 2025
PAMJE TË RENDA/ Anija përfshihet nga flakët, pasagjerët

Një anije me 280 persona shpërtheu në flakë pranë brigjeve të Indonezisë, duke i detyruar pasagjerët e tmerruar të hidheshin në det të veshur me jelekë shpëtimi. Deri tani raportohet për 5 viktima.

Momentet tragjike u fiksuan nga kamerat e telefonave celularë dhe qarkulluan në mediat sociale.

Pamjet tregojnë zjarrin e madh dhe një re të dendur tymi që ngrihet në qiell. Zjarri shpërtheu në anijen KM Barcelona, e cila po operonte në itinerarin Manado -Tahunda këtë të diel rreth orës 13:30 sipas kohës lokale.

Pasagjerët filluan të bërtisnin nga paniku dhe të qanin nga frika. Të gjithë veshën jelekët e shpëtimit dhe me ndihmën e ekuipazhit u hodhën në det. Fotografitë dhe pamjet filmike kapën shumë prej tyre duke lundruar në ujë, në përpjekje për t’u larguar nga anija që po digjej.

Një video tjetër tregon një fëmijë të vogël që shpëtohet nga një burrë, i cili rrëfen incidentin e pabesueshëm. Ai e mban në krahë fëmijën e vogël që kollitet. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Tre anije shpëtimi nxituan në vendngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI