Flash

PAMJET/ Aksident i çuditshëm në Gjermani, plagosen 4 fëmijë dhe një grua

Lapsi.al 20 July 2025
PAMJET/ Aksident i çuditshëm në Gjermani, plagosen 4

Një aksident i pazakontë ndodhi të shtunën në qytezën e Bohmte në Gjermani. Një makinë me shpejtësi doli nga rruga dhe përplasi një djalë 7-vjeçar që është në gjendje kritike. Makina u hodh në ajër dhe u përplas në çatinë e një hambari 3 metra mbi tokë.

Sipas një hetimi paraprak të policisë, makina fillimisht doli nga rruga dhe u përplas me një makinë të parkuar në një fermë dhe më pas me dy gardhe. Sipas policisë, makina më pas u fut në kopshtin e një shtëpie fqinje dhe aty goditi një trampolinë në të cilën po luante djali 7-vjeçar.

Në mënyrë të çuditshme makina u katapultua në ajër, ndoshta për shkak të një gunge në rrugë dhe goditi hambarin në afërsi të çatisë. Sipas policisë, në makinë ndodheshin 5 persona, përfshirë 3 fëmijë të moshës 11, 12 dhe 13 vjeç.

Edhe një pasagjer 43-vjeçare u plagos rëndë ndërsa të tjerët pësuan lëndime të lehta. Të pesë u transportuan në spitalet aty pranë me ambulancë. Siç raportoi policia, shoferit 42-vjeçar iu mor një mostër gjaku.

Leja e tij e drejtimit dhe automjeti u konfiskuan me urdhër të prokurorisë publike. Sipas zëdhënësit të policisë, ai mund të mos ketë marrë ilaçet e nevojshme gjë që solli aksidentin e rëndë. Makina u hoq nga çatia e hambarit me ndihmën e një vinçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI