Flash

Shabani: Lapaj premtoi se do të jepte dorëheqjen, por nuk e mbajti fjalën

Lapsi.al 20 July 2025
Shabani: Lapaj premtoi se do të jepte dorëheqjen, por nuk e mbajti

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, konfliktin me Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

“Ka një tension që lidhet me premtimin për përfaqësim në Parlament. Sistemi zgjedhor na ka detyruar që të dalim me një skemë ku lista e mbyllur do të jepte dorëheqjen (46 kandidatë) dhe të gjithë të tjerët ishim te lista e hapur.

Para se të ndodhte e gjitha kjo, pati diskutim se kush do e drejtonte koalicionin dhe vendosëm ta drejtonte më i riu ndër ne, që ishte Adriatik Lapaj, i cili, si kryetar, do të ishte edhe më i promovuari.

Për pasojë, do të kishte avantazh ndaj të tjerëve. Shqetësimi ishte se ky avantazh mund të ishte i padrejtë. Për këtë arsye, garancia ishte që nëse marrim vetëm 1 mandat, nuk do të ishte Adriatiku”, - tha Shabani.

“Kishte një garë mes gjithë të tjerëve dhe kishte një angazhim të drejtuesit të koalicionit, i cili tha që “ju nuk po futeni në garë për të më bërë mua deputet sepse nuk jam këtu për karrierën time personale”. Kjo garanci u tha edhe publikisht më pas.

Çfarë ndodhi? Të 46 kandidatët, kur erdhi data 11 maj, firmosën dorëheqjet. Kandidati i 47, që ishte Adriatiku, ndryshoi mendim”, - shtoi Shabani.

Sipas tij, kryetari i koalicionit që kishte avantazh ndaj të tjerëve “merrte përsipër që të jepte dorëheqjen”.

“Kjo nuk është shkruar në marrëveshje, por ne jemi njerëz të fjalës dhe janë provat që angazhimi ai ishte. Duke qenë se ishte lider i koalicionit, ai vendoste standardin për të tjerët. Njëri prej personave që kishin firmosur dorëheqjen u ndje i përdorur ngaqë kreu i koalicionit nuk e mbajti fjalën”, - tha Shabani. /A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI