Flash

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës

Lapsi.al 20 July 2025
Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun

Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj.

Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetëra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër.

Megjithëse po punohet nga toka me dhjetëra forca të ADZM Dibër, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Dibër, Shërbimit Pyjor, punonjës të tjerë e forcat e armatosura, nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit.

Era e fortë dhe terreni i thyer malor kanë qenë në disfavor të grupeve të angazhuara për fikjen e zjarrit.

Flakët janë zhvendosur deri në Zall Gjoçaj ku rrezikojnë të djegin stanet e verimit të bagëtisë së imtë, gjedhëve dhe mbi 100 koshere bletësh.

Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi është e pamundur që të neutralizohet zjarri në rrugë tokësore.

Duke qenë se në zonë ndodhen liqenet e Lurës por në distancë të vogël edhe ato të malit të Balgjajt ndërhyrja me helikopter nga ajri mund të jetë efektive në mënyrë që të mos rritet dëmi ekonomik në Parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”.

Të këshilluara

Kriza në Kosovës, sot takimi Kurti-Limaj

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një m...

14:26

Shqiptari që ka ngritur në këmbë Zvicrën

Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë një transporti. Shqiptari mbante pranga dhe nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni t...

15:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI