Flash

Bardhi nxjerr videon e Ramës: Si mashtroi 3 vjet më parë për ndërtimet pa leje

Lapsi.al 21 July 2025
Bardhi nxjerr videon e Ramës: Si mashtroi 3 vjet më parë për

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka risjellë në vëmendje retorikën e 12 viteve më parë të kryeministrit Edi Rama, që sipas Bardhit nuk ndryshon nga ajo e një dekade më pas.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ajo që nuk ndryshon në këto 12 vite, është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Rama. Kjo sipas Bardhit, bëhet me qëllimin e vetëm, justifikimin e aferës së radhës me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që jepen për qoka personale.

‘E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës’, shkruan ndër të tjera Bardhi.

"Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazmë te dronët luftarakë! Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!

E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.

Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazmë, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!" - shkroi Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

Lubonja: Trump është Amerika pa maskë

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Log”, foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duh...

22:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI