Flash

Berisha: Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro

Lapsi.al 21 July 2025
Berisha: Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Altin Hajri i ka paguar kreut të institucionit hetues, Altin Dumanit një shumë prej 700 mijë eurosh. Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, Berisha tha se ky fakt tregon se kemi të bëjmë me një preson të kapur nga krimi i organizuar.

"E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën. Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve.

Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri. Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja. Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini. Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi. Por ne zotohemi se do të qëndrojmë me forcën më të madhe në denoncimin e tyre," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI