Flash

Ç'ndodhi me dyer të mbyllura/ A i shkarkoi Rama drejtorët e bashkisë së Tiranës

Lapsi.al 21 July 2025
Ç'ndodhi me dyer të mbyllura/ A i shkarkoi Rama drejtorët

Burime për A2 CNN nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme). /A2 Televizion

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI