Flash

Detaje të reja/ Rama i ngarkon Anuela Ristanit detyrë të re në bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 21 July 2025
Detaje të reja/ Rama i ngarkon Anuela Ristanit detyrë të re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara.

Euronews Albania raporton se kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët.

Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët potencialë për nënkryetarë bashkie.

Sa i takon nënkryetarëve aktuale, Rama mësohet të ketë thënë se janë të mirëpritur për të vazhduar këtë garë. Në mbledhje Rama mësohet se nuk u ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarëve aktualë. Anuela Ristanit i është ngarkuar nga kryeministri pjesa e digjitalizimit në Bashkinë Tiranë. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI